Kështu fëmijët mësojnë anatominë

08:31 | 8 Shtator 2016
Arbresh.info

Një projekt i ri i prezantuar në Kickstarter ka si qëllim të ndërtojë një bluzë të realitetit virtual, e cila do të lejojë përdoruesit të shohin brenda trupit duke përdorur një pajisje celular.

Bluza e quajtur Virtuali-Tee, është një bluzë që arrin të shfaqë në ekran një pamje të brendshme të strukturës skeletore, muskulore, apo atij të qarkullimit të gjakut dhe nervor. Ajo do të ndërtohet me qëllim që t’i mësojë fëmijëve se si punojnë organet në trupin e njeriut.

Virtuali-Tee është “si një lente magjike e cila i ndihmon fëmijët të mësojnë më mirë dhe në një mënyrë më argëtuese,” thotë Mária Rakušanová, kryetare e marketingut të produktit e cila po punon gjithashtu në ndërtimin e sistemit virtual./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme