Nëse keni një iPhone, ju lutemi vini re se së shpejti mund të mos jeni më në gjendje të përdorni WhatsApp.
Si çdo vit, WhatsApp do të përfundojë mbështetjen për disa nga versionet më të vjetra të iOS, duke filluar nga 1 maji 2025.
Konkretisht, bëhet fjalë për versionet iOS që janë më të vjetra se iOS 15.1, që do të thotë se aplikacioni i njohur i mesazheve nuk do të mund të funksionojë në disa modele të iPhone.
Konkretisht, nga 1 maji 2025, WhatsApp nuk do të funksionojë më në modelet iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit e këtyre pajisjeve as nuk do të kenë mundësi të hyjnë në aplikacion, që do të thotë se nëse duan ta përdorin atë, duhet të blejnë një telefon të ri.
Nëse jeni një nga ata që synojnë të blejnë një pajisje të re, mund t’i transferoni të gjitha bisedat në iCloud fillimisht dhe më pas t’i shkarkoni vetëm në telefonin e ri duke përdorur funksionin Chat Transfer.
WhatsApp ka marrë së fundmi disa veçori të reja që janë jashtëzakonisht të dobishme. Së pari, është veçoria Drafts, dhe nuk dihet pse ka pasur një pritje kaq të gjatë për një gjë kaq të thjeshtë.
Drafts ofron “një mënyrë të re dhe të lehtë për të gjetur mesazhet tuaja të papërfunduara në WhatsApp”. /Telegrafi/
Punëtorët e arsimit nisen drejt Qeverisë, bllokojnë një kors...
Maqedonci në Tiranë: Politikat e Serbisë synojnë destabilizi...
Jasharaj: MASHT-i as Qeveria nuk mund ta shuajnë SBASHK-un
Osmani takon Presidentin e Këshillit Evropian, diskutojnë pë...
Kurti takohet me James O’Brien, flasin për sulmin e f...
“Duam rritje pagash”, SBAShK-u shpalos kërkesat e tyre para ...