Google ADS

Keni ende videokaseta? Mos i hidhni, mund të vlejnë shumë

15:31 | 9 Korrik 2016
Arbresh.info

Para se të dilnin  dvd-të, rrezet blu, para revolucionit të internetit dhe paketave digjitale, videokasetat ishin padrone të padiskutueshme të kopjimit shtëpiak të filmave. Shfaqja e dvd-ve, në fund të viteve ’90, i nxori nga tregu, por jo nga zemra e përdoruesve.

Filluan po i kërkonin në tregun e sendeve të vjetra, duke shpresuar të gjenin një film të vjetër dhe nëse e gjenin, shpresonin  që çmimi mos të ishte në qiell. Sot, me një klikim, të njëjtin film mund ta keni në ekran me kosto zero, por lëreni mënjanë komfortin  dhe kërkoni nëpër kuti: nëse keni vhs të vjetra, ta dini që mund të keni një thesar të fshehur në shtëpi.

Will Thomas, administratori i deleguar i LoveAntiques.com, thotë: “Është interesante të shohësh sesi është rritur vlera e videokasteve në 50 vitet e fundit.” Me siguri, jo të gjitha vhs-të e vjetra kanë të njëjtën vlerë, koncepti bazë është i thjeshtë: sa më i rrallë të jetë shiriti, aq më shumë vlerë ka.

Ekspertët thonë që mënyra më e mirë për të vendosur vlerën e një videokasete është të bindesh që nuk ekzistojnë variante të atij filmi në dvd ose blue-ray dhe nuk është më e mundur ta gjesh.

Është rasti i versionit origjinal të “Star Wars”, që është blerë në sajtin eBay më shumë sesa 100 euro. Apo për “Frankenstein’s Castle of Freaks” që vlen 1300 euro, “Don’t Open the Window” 790 euro, “The Beast in Heat” 1000 euro dhe një pjesë e mirë e filmave më të njohur  horror të viteve ’80 me vlerë 2000 euro.

As filmat e animuar nuk i shpëtojnë kësaj logjike: ka nga ata që do jepnin gjithçka për të pasur serialet Heidi, Ken Luftëtari, Candy Candy dhe Lady Oscar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme