Google ADS

KE i kërkon Facebookut të bashkëpunojë me hetuesit evropianë

11:42 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Komisioni Evropian (KE) i kërkoi të enjten rrjetit social Facebook të bashkëpunonte plotësisht me hetuesit evropianë për skandalin Cambridge Analytica, në emër të kompanisë që ka shfrytëzuar pa qëllim të dhënat personale të dhjetëra milionë përdoruesve të rrjetit social.

“Ajo që më shqetëson në mënyrë të veçantë, është informacioni i qytetarëve evropianë të prekur nga skandali”, theksoi komisionerja për Drejtësinë, Vera Jourova, në një bisedë telefonike konstruktive dhe të hapur me numrin dy të rrjetit social amerikan, Sheryl Sandberg, përcjell Telegrafi.

“Më është thënë se Facebook ka filluar të informojë njerëzit këtë javë”, shtoi Jurova, shërbimet e të cilës kishin theksuar javën e kaluar se të dhënat e 2.7 milionë evropianëve mund t’i jenë transmetuar Cambridge Analytica dhe përdorur për qëllime politike.

“I kam kërkuar Facebook të bashkëpunojë plotësisht me hetuesit evropianë, gjithashtu në nivelin më të lartë të kompanisë”, theksoi komisionerja duke shtuar se ishte këshilluar me kreun e kompanisë amerikane, Mark Zuckerberg për të pranuar ftesën për t’u paraqitur para Parlamentit Evropian. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme