Rrjeti mjaft i përdorur social është shumë më shumë për përdoruesit e tij se sa një kompani. Disa e përdorin për të mbajtur kontakte me njerëz të largët, dhe të tjerë për të promovuar punët e tyre.
Një studim i ri i publikuar në International Journal of Virtual Communities and Social Networking, i ndan përdoruesit e Facebook në katë tipe.
Formuesit e lidhjeve
Ky grup njerëzish e shohin Facebook njësoj si përdorej më parë Posta apo telefonat fiks, për të forcuar marrëdhënien ekzistuese me miqtë dhe familjen.
Blerësit e dritareve
Të nxitur nga “një ndjenjë detyrimi shoqëror” për të qenë në Facebook, ky tip përdoruesish e shohin Facebook si një pjesë të pashmangshme të jetës moderne, por ato shumë rrallë zbulojnë informacione personale, ndajnë fotografi ose shkruajnë përditësime. As nuk i pëlqejnë apo nuk i komentojnë. Blerësi i dritareve është ekuivalenti i shikuesve të rrjetit social.
Britma e qytetit
Këta janë vetëstilistë apo gazetarë profesionsitë, aktivistë dhe organizues eventesh, që Facebook e shohin kryesisht si mjet pune. Ndryshe nga formuesit e lidhjeve, bota e tyre virtuale nuk përzjehet me jetën reale. Ata shpërndajnë informacione që janë të detyruar ta ndajnë me një numër të madh njerëzish por nuk kërkojnë vëmendje.
Selfie
Ky është grupi me të cilin jemi familjarë të gjithë. Mënyra e tyre e përdorimit të rrjetit ka nxjerrë në pah mjaft probleme me mediat sociale, dhe kanë kontribuar në mitin narcist të brezit Millennial.
Kjo kategori e përdorin Facebook për të formuar lidhje, duke postuar foto, video, përditësime postimesh, por kryesisht kërkojnë vëmendjen ndaj vetes thotë studimi. Ata i japin vetes energji dhe vlerë nëpërmjet pëlqimeve apo komenteve.
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...