Përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, konsiderohet se është shpërqendrim i njëjtë sa edhe gjendja dehur
Në fillim të këtij vitit, Volvo e prezantoi një sistem të ri sigurie, që identifikon sjelljet e shoferit, nëse është i dehur apo nën ndikimin e drogës dhe ndalon automatikisht veturën
Sistemin përcjelle kohën se sa shoferi e mbanë timonin me duar, sa kohë po i mbanë sytë larg rrugës, kohën e ngadaltë të reagimit dhe lëvizjes nëpër shirita të rrugës.
Për të rritur nivelin e sigurisë, shteti australian New South Wales, do të instalojë për herë të parë në botë, një teknologji të re, që t’ju ndalojë shoferëve përdorimin e telefonave gjatë vozitjes, për kërkim në rrjete sociale, dërgim të mesazheve apo thirrje telefonike.
“Vozitja në gjendje të dehur, nuk përbën me pak rrezik, se sa vozitja me telefon në dorë, andaj do të punojmë, që ta ndalojmë këtë pakujdesi të rrezikshme” ka thënë ministri i rrugëve, Andrew Konstance.
Deri në muajin dhjetor, si pjesë e këtij projekti për të gjetur shumë më lehtë përdoruesit e telefonave, do të isntalohen 45 Mobile Phone Detection Camera. Për çdo njësi të këtyre kamerave, përfshihen nga dy kamera që regjistrojnë targat dhe shoferin, nëse ka në dorë një telefon.
Vendosja e kamerave, pritet të bëhet në hapësira të ndryshme dhe sa më të padukshme. Fotografitë do të shikohen më pas nga punonjësit dhe dënimi prej rreth 200 eurosh, do t’i dërgohet shoferëve me postë.
Brenda gjashtë muajve, dy kamera të tilla i kanë regjistruar 8.5 milionë vetura, derisa kalonin në një rrugë, ndërsa është gjetur se mbi 100 mijë shoferi ishin duke përdorur telefon.
Madje, njëri prej tyre tablet dhe telefon, derisa në një veturë, shoqëruesi mbante timonin dhe bashkë me shoferin ishin duke i përdorur telefonat. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...