Google ADS

Kapet gjatë fazës së testimit, Ferrari “më i qetë ndonjëherë”

22:16 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Sipas të gjitha gjasave mund të jetë makinë elektrike, ose ndonjë hibrid

Makinat elektrike, po tregojnë dita ditës, që nuk janë vetëm mjetet që nuk shpenzojnë dhe mbrojnë ambientin, por janë edhe shumë, shumë të shpejta, transmeton Telegrafi.

LaFerrari ka motorin hibrid 6.3-litra V12, që prodhon 949 kuajfuqi.

Ky prodhues italian, ka bërë të ditur se deri më 2019 do t’i bëjë elektrike të gjitha modelet, por ende nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Por, megjithëse nuk ka prezantuar, nuk mund të hiqen dyshimet se është duke testuar diçka të tillë.

Këto pretendime i konfirmon më së miri fakti, që në Fiorano të Italisë është kapur duke u testuar një Ferrari misterioz, që ishte “shumë i qetë”.

Sipas njohësve të makinave, ky model që lëvizte me shpejtësi, teksa nuk lëshonte asnjë tingull.

Duke bërë që të mendohet se nuk është as hibrid, por një makinë komplet elektrike. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme