Kapën tinëz pamje të BMW 4 Series që do dalë më 2020-ën

08:41 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Një prodhim tjetër i kompanisë gjermane të veturave BMW është bërë publik për entuziastët e makinave.

Kësaj radhe, fotografia e realizuar tinëz është publikuar në Instagram, e cila shfaqë pjesën e përparme të BMW 4 Series, i destinuar për vitin 2020, transmeton lajmi.net.

Nën çati, BMW-ja e re do ketë një motor 2,0-litërsh, që i mundëson asaj të prodhojë 255 kuaj-fuqi, njësoj si Seria e 3-të.

Data e bërjes publike për herë të parë të kësaj veture pritet të jetë fillimi i janarit të vitit 2020. Nuk është bërë e ditur se me çfarë çmimi do shitet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme