Ashtu siç kemi dëgjuar më parë, kamera e pajisjes së ardhshme nga LG do të jetë vërtetë mahnitëse, por detajet e publikuara tani shfaqin edhe disa përmirësime të tjera madhështore.
Bazuar në një raport nga BusinessKorea, LG G4 do të jetë në gjendje të shkrep foto 80% më të ndritshme sesa modeli i mëparshëm i kompanisë, transmeton Arbresh.info. Telefoni LG G4 do të dyfishoj kualitetin e fotove si pasojë e një moduli të ri të vendosur tek objektivi i kamerës.
Përveç kësaj, ky objektiv është i ndërtuar i gjithi nga LG që ka shtuar edhe një xham 0.1mm të hollë tek kamera për të ndaluar rrezet infra të kuqe të depërtojnë në objektiv.
Kamera e pajisjes LG G4 do të jetë 16 megapiksel duke ofruar pamje të shkëlqyeshme edhe në raste kur ndriçimi është i dobët./arbresh.info/
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit