Mini i është përgjigjur kritikave, për lidhur me autonominë e makinës së parë tërësisht elektrike
Pa një pritje shumë të gjatë, më në fund Mini e ka sjellë Cooper SE, që është një makinë shumë e kënshme me përmasa të vogla, për rrugë urbane.
Derisa Mini ka befasuar para 60 vitesh, kur u prezantua në treg, versioni Cooper SE nuk i plotësoi pritjet që kishin entuziastët. Bateria me 32.4 kWh, nuk i mundëson autonomi më të madhe se 183 kilometra, gjë që nuk është aspak e pëlqyeshme.
Në vitin 2019, kur shumë makina elektrike ofrojnë, autonomi të lartë, ndërsa versioni më u lirë i Nissan Leaf ka 321 kilometra autonomi, mundësia kaq e ulët te Mini, është e papranueshme. Oliver Zipse është shefi i prodhimit në Mini, që e ka mbrojtur vendimin, që Cooper SE ka arsye të mirë pse nuk ka autonomi më të lartë.
Rritja e autonomisë, do të kërkonte bateri edhe më të mëdha, duke e shtrenjtuar shumë këtë makinë, për tregun që e ka në shënjestër. “Si një makinë urbane, me 183 kilometra autonomi do të arrini ku të doni nëpër qytet” ka thënë shkurt Zipse.
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 7.3 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 150 kilometra në orë.
Të interesuarit për Mini Cooper SE, duhet të sigurojnë së paku 27 mijë euro, që është çmimi minimal për këtë makinë që ka ruajtur pamjen e jashtme shumë të mirë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA