Steve Jobs priste shumë nga vetja. Jobs priste shumë nga të tjerët. Dhe ai patjetër priste shumë nga njerëzit në role drejtuese.
Këtu kemi shkëputur një histori nga libri i ardhshëm i John Rossman, Think Like Amazon:Steve Jobs u tregoi punonjësve një histori të shkurtër kur ata u ngritën në rolin e zëvendëspresidentit në Apple.
Jobs do t’u thoshte zv.presidentëve se nëse mbeturinat në koshin e zyrën e tij nuk po zbrazeshin, ai do të kërkonte natyrshëm një shpjegim nga pastruesi. “Epo, brava e derës ishte ndryshuar”, pastruesi mund të përgjigjej në mënyrë të arsyeshme.
“Dhe nuk kisha një çelës për hyrë brenda”.Përgjigjja e pastruesit është e arsyeshme. Është një justifikim i kuptueshëm. Pastruesi nuk mund të bëjë punën e tij pa një çelës. Si pastrues, atij i lejohet të ketë justifikime.“Kur je pastruesi, justifikimet kanë rëndësi”, u tha Jobs zëvendësve të tij të sapo-emëruar.
“Diku midis pastruesit dhe drejtorit Ekzekutiv, justifikimet e humbin rëndësinë.”“Me fjalë të tjera,” (Jobs vazhdoi), “kur punonjësi të bëhet zëvendës president, ai ose ajo duhet të zbrazet nga të gjitha justifikimet për dështim.
Një nënpresident është përgjegjës për çdo gabim që ndodh, dhe nuk ka rëndësi se çfarë thoni”.Rossman na fton të përqafojmë atë nivel përgjegjësie “zotërimi i varësive tuaja”: Marrja e përgjegjësisë absolute për çdo varësi të mundshme nën kompetencën tuaj.
Rregulli i udhëheqjes: Pa justifikimeKeni nevojë për disa pjesë për të përfunduar një porosi dhe dërgesa nga shitësi juaj është vonë? Ju duhet të ishit siguruar të papriturat të ishin të qarta. Ju duhet të kishit përllogaritur rastet e paparashikuara dhe të tepërta.
Dërgesa e vonuar mund të jetë faji i shitësit … por sigurimi i pjesëve kritike është përgjegjësia juaj.Nuk ka justifikime.Unë vishem rastësisht për fluturimin tim në Tampa për një event në të cilin do të mbaj fjalim, linja ajrore më bën të dorëzojë valixhen time në fund të jetway dhe pastaj valixhja ime përfundon në Vegas? Mund të kisha paketuar një kostum në çantën e shpinës.
Ose unë mund të vishesha me rroba më të bukura në aeroplan. Humbja e çantës sime mund të jetë faji i linjës ajrore … por sigurimi që unë i kam rrobat që më duhen me vete është përgjegjësia ime.
Nuk ka justifikime.Ka një citim që shpesh i është kushtuar Injaciusit: “Lutuni sikur Perëndia do të kujdeset për gjithçka, dhe veproni sikur gjithçka të varet nga ju”.E njëjta premisë vlen edhe për përgjegjësinë personale. Shumë njerëz ndjejnë se suksesi ose dështimi është shkaktuar nga forcat e jashtme – dhe sidomos nga njerëz të tjerë.
Nëse ata kanë sukses, njerëzit e tjerë i kanë ndihmuar, i kanë mbështetur … njerëzit e tjerë ishin “krah” tyre. Nëse ata dështojnë, njerëzit e tjerë i braktisën, nuk besuan te ata, nuk i ndihmuan ata … njerëzit e tjerë ishin “kundër” tyre.
Në njëfarë mase, sigurisht, që është e vërtetë. Askush nuk bën asgjë të vlefshme krejt i vetëm.Por njerëzit e suksesshëm nuk mbështeten plotësisht te të tjerët.
Njerëzit e suksesshëm synojnë për të mirë dhe planifikojnë për më të keqen. Ata vendosin pritshmëri të qarta. Ata komunikojnë – shumë. Ata ndjekin. Ata këshillojnë, udhëzojnë dhe trajnojnë.
Ata udhëheqin dhe punojnë me të tjerët … por ata pranojnë përgjegjësinë përfundimtare.Pse?Sepse e vetmja gjë që ata e dinë se mund të kontrollojë është vetja e tyre. Ato veprojnë sikur suksesi apo dështimi është plotësisht nën kontrollin e tyre. Nëse ata kanë sukses, ata e kanë shkaktuar atë. Nëse ata dështojnë, ata e kanë shkaktuar atë.
Mos e humbni asnjë energji mendore duke shpresuar – ose duke u brengosur – për atë që mund të ndodhë. Bëjini të gjitha përpjekjet tuaja për t’i arritur dhe për t’u siguruar që gjërat të ndodhin.Jini proaktivëJini përgjegjës për çdo varësi të mundshme – veçanërisht ato që bëjnë dallimin më të madh në suksesin tuaj. Siç do të thoshte Jobs, “Justifikimet nuk kanë peshë”. Kurrë mos u justifikoni.
Asnjëherë mos listoni arsyet.Dhe kurrë mos ia drejtoni gishtin njeriu.Përveçse, natyrisht, rastit kur atë ia drejtoni vetes tuaj – dhe sigurohuni që herën tjetër do të bëni gjithçka që duhet që gjërat të dalin nga mënyrën si e planifikoni.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit