WhatsApp është një aplikacion i cili ka shumë opsione, por një gjë që akoma mungon është aftësia për të skeduluar apo planifikuar mesazhet. Nëse dëshironi të mbani mend që të uroni dikë për ditëlindje ose thjesht doni të dërgoni një mesazh gjatë orarit të punës në vend që të pingoni dikë në mes të natës, caktimi i mesazheve ndihmon shumë.
Ka mënyra për të skeduluar mesazhe në WhatsApp si në versionin Android ashtu edhe në iPhone.
Meqenëse metodat që sugjerohen janë të shumta, ekzistojnë disa kufizime. Ja se si të skeduloni mesazhe në WhatsApp në Android dhe iPhone.
Ndiqni këto hapa për të ditur si të planifikoni mesazhet në WhatsApp për versionin Android:
1- Shkoni te Google Play Store, shkarkoni dhe instaloni SKEDit dhe hapni aplikacionin.
2- Më pas do të duhet të regjistroheni.
3- Pasi të jeni regjistruar, duhet të futeni te WhatsApp në menunë kryesore.
4- Më pas grant permissions. Shtypni sipas rradhës, Enable Accessibility, SKEDit, Schedule date and time, Allow. Pastaj, kthehuni në aplikacion.
5- Do të duhet të plotësoni detajet. Shtoni marrësin e mesazhit, shkruani mesazhin tuaj, vendosni datën dhe kohën e orarit dhe zgjidhni nëse dëshironi të përsërisni mesazhin e planifikuar apo jo.
6- Më poshtë, do të shihni një ndryshim përfundimtar. Ask me before sending. Ndryshoni tick icon, dhe mesazhi juaj do të jetë i planifikuar. Kurdoherë që të vijë dita dhe ora e mesazhit tuaj të planifikuar, do të merrni një njoftim në telefonin tuaj duke ju kërkuar të përfundoni veprimin. Shtypni Send dhe do të shihni që mesazhi juaj i planifikuar do të dërgohet në kohë reale.
7- Sidoqoftë, nëse e mbani opsionin Ask me before sending të çaktivizuar, në atë rast kur prekni ikonën e shënuar, do t’ju kërkohet të çaktivizoni bllokimin e ekranit të telefonit tuaj. Do t’ju kërkohet gjithashtu të çaktivizoni edhe optimizimin e baterisë së telefonit tuaj. Duke bërë këtë, mesazhi juaj i planifikuar do të dërgohet automatikisht, që do të thotë që nuk do t’ju kërkohet të jepni ndonjë informacion në telefon, duke e bërë procesin menjëherë. Por përsëri, të mos kesh një bllokim ekrani ndikon në privatësinë e telefonit tuaj, që është një pengesë e madhe. Kjo është arsyeja pse ne nuk do të rekomandojmë caktimin e mesazheve WhatsApp në këtë mënyrë.
Ndiqni këto hapa për të ditur si të planifikoni mesazhet në WhatsApp për versionin iPhone
Në dallim nga Android, nuk ka ndonjë aplikacion të palëve të treta në dispozicion në iOS përmes të cilit mund të skeduloni mesazhe në WhatsApp. Sidoqoftë, ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë proces në iPhone përmes Siri Shortcuts, një aplikacion i Apple do të mbështetet në automatizim për të dërguar mesazhin tuaj WhatsApp në një kohë të caktuar. Ja çfarë duhet të bëni për të planifikuar mesazhet WhatsApp në iPhone.
1- Shkoni te App Store dhe shkarkoni aplikacionin Shortcuts dhe hapeni.
2- Zgjidhni skedën Automation në fund.
3- Shtypni + icon në këndin e sipërm të djathtë Create Personal Automation.
4- Më pas, opsionin Time of Day për të programuar kur të drejtoni automatizimin tuaj. Në këtë rast, zgjidhni datat dhe orët kur dëshironi të planifikoni mesazhet në WhatsApp. Pasi të kryhen këto veprime, shtypni Next.
5- Shtypni Add Action, më pas TextTekst dhe nga lista e veprimeve që shfaqen, selektoni Text.
6- Pas kësaj, shkruani mesazhin tuaj. Ky mesazh është gjithçka që dëshironi të planifikoni, siç është, ‘Gëzuar ditëlindjen’.
7- Pasi të keni mbaruar shkrimin e mesazhit tuaj, shtypni + icon.
8- Nga lista e veprimeve që shfaqen, zgjidhni Send Message via WhatsApp.. Zgjidhni marrësin dhe shtypni Next. Më pas shtypni opsionin Done.
9- Në fund do të merrni një njoftim nga aplikacioni Shortcuts. Hapni njoftimin dhe ajo do të hapë WhatsApp me mesazhin tuaj. E fundit që duhe të bëni është shtypja e opsionit Send.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...