Google ADS

Jobs kishte plane të tjera për iPhone

18:19 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

iPhone nuk do të kishte ekzistuar nëse Steve Jobs nuk do e kishte në plan.

Bashkëthemeluesi i Apple u invetua mjaft duke e bërë interesin e parë real në smartphone dhe hodhi bazat për tregun e gjerë që ekziston sot.

Zbulimi i iPhone origjinal në 2007 ishte një moment i madh si për Apple dhe për botën, por gjërat mund të kishin shkuar komplet ndryshe nëse nuk do të ishte për këmbënguljen e stafit të kompanisë.

Dyshimet e Jobs për iPhone janë zbuluar nga Brian Merchant në librin e tij të ri “The one device: The secret history of the iPhone” (Një pajisje: Historia sekrete e iPhone).

Sipas tij, Jobs fillimisht nuk e shihte si potencial tregun e saponisur të smartphone, por nisi të punojë fort kur u bë e qartë se mund të bëhej konkurruesi i iPod.

“iPhone filloi si një projekt eksperimental, pa dijeninë e Jobs, e më pas u bë një projekt zyrtar me nxitjen e stafit ekzekutiv dhe u ndërtua nga një skuadër brilante, programues të shkëlqyer dhe ekspertë hardvvare”, ka thënë Merchant për CNBC.

Dhe pse Jobs ishte i bindur të ecte përpara me iPhone ai bëri dhe një ndryshim që sot është një nga tiparet ikonë të kësaj pajisje: Home Button.

Jobs nuk ishte i bindur për këtë, dhe kërkoi që iPhone të kishte edhe një buton permanent për kthim pas.

“Telefoni me prekje, i cili duhej të ishte vetëm ekran, do i duhej një buton i vetëm. Sot e dimë të gjithë për kë bëhet fjalë: Home Button. Por Steve Jobs dëshironte që të kishte dy, të kishte dhe një buton që të kthente pas për lundrim”, lexohet në pasazhet e librit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme