IPhone 7 dhe iPhone 7 Plus nuk kanë më butonin tradicional që duhet klikuar, por ai është zëvëndësuar me një buton home të ri të pajisur me një ndjesor force që punon thjesht me prekje dhe reagon në bazë të intensitetit të shtypjes.
Tani që telefoni ka dalë në qarkullim, përdoruesit që e kanë blerë të parët atë kanë bërë një zbulim: butoni i ri home funksionon vetëm në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën dhe nuk reagon nëse keni veshur edhe doreza.
Në qoftë se doni të vishni doreza dimrit, do t’ju duhet t’i hiqni ato për ta hapur telefonin tuaj. Veçoria u zbulua nga britaniku Mike Hurley, i cili e postoi lajmin menjëherë në Twitter. Butoni home nuk përdoret vetëm për të çkyçur telefonin, ai ju kthen prapa tek starti si dhe ju lejon të aktivizoni gjendjen shumë-funksionale./arbresh.info
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para