Shefi i sigurisë në “Facebook”, Alex Stamos, do të largohet nga firma për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford.
Largimi i tij ka qenë i pritur pas lajmeve në muajin mars se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë.
Shefja e operacioneve në “Facebook”, Sheryl Sandberg, tha se Stamos ka luajtur një “rol të rëndësishëm” në kompani.
Dorëheqja e tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave.
Duke folur për “New York Times”, Stamos e përshkroi kohën e tij në Facebook si “tre vjet të vështirë”.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...