Makina e dytë SUV, mbetet tërësisht mister dhe nuk dihet asgjë për të.
Klientët janë shumë të interesuar për makina me tri radhë ulësesh, andaj prodhuesit po iu përshtaten në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Hyundai dhe Kia, ishin të shpejtë me lansimin e Palisade dhe Telluride, derisa Subaru lansoi Ascent, teksa Volkswagen krijoi modelin Atlas. Në këtë drejtim, Jeep mbeti pak vonë, por megjithatë nisi të punojë në këtë drejtim, që të mos mundet prej konkurrencës.
Më herët, ishte thënë se po punohet në adoptimin e Wagoneer, që të bëhet me shtatë ulëse dhe të emërohet Grand Wagoneer.
Kjo duket se nuk po i mjafton Jeep, pasi bashkë me këtë model, do ta lansojë brenda dy vitesh edhe nj SUV në madhësi të njëjtë.
“Jemi vonuar, por dy SUV me tri radhë ulësesh, do t’i shtohen linjës së prodhimit” ka thënë Mike Manley, drejtori kryesor ne Jeep.
Megjithatë, nuk ka dashur të japë asnjë detaj për makinën e dytë SUV, që mbetet tërësisht mister, pa u dhënë asnjë detaj.
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...