Prodhuesi amerikan ka prezantuar Grand Cherokee Trackhawk, për të cilin pohon se është modeli më i shpejtë dhe më i fuqishëm SUV me motor konvencional në histori.
Automjeti është i pajisur me 6.2 litra V8 benzinë me kompresor, i cili ka madje 717 kuaj fuqi dhe zhvillon 875 Nm të rrotullimeve maksimale.
Pasi Grand Cherokee Trackhawk kishte premierën në panairin e automobilave në Nju Jork, kompania njoftoi performancat e modelit për tregun e Amerikës Veriore, ndërsa shifrat janë me të vërtetë impresive. Ky SUV arrin nga 0-96 km/h për 3,5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 290 km/h.
Vetura ka ndërrues automatik prej tetë shpejtësive. Se sa është i shpejtë në start Grand Cherokee Trackhawk tregon lista e automobilave sportivë që lë pas vetes: Lexus LC 500: 4,3 s Cadillac ATS-V: 4,2 s Chevrolet Camaro SS: 4,1 s BMW M2: 4,0 s Mercedes-AMG SL65: 3,9 s Porsche 718 Cayman S: 3,8 s Aston Martin DB11: 3,7 s Alfa Romeo Guilia Quadrifoglio: 3,6 s Chevrolet Corvette Grand Sport: 3,6 s Dodge Challenger Hellcat: 3,6 s
Nëse krahasohet me seritë më të fuqishme të automjeteve SUV, Grand Cherokee Trackhawk është serish dominues, ndërsa i vetmi model që është më i shpejtë është Tesla X P100D: Maserati Levante: 4,9 s Porsche Cayenne GTS: 4,9 s Mercedes-AMG GLS63: 4,5 s Dodge Durango SRT: 4,4 s Land Rover Range Rover Sport SVR: 4,2 s BMW X5 M: 4,0 s Bentley Bentayga: 4,0 s Tesla Model X P100 D: 2,8 s
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...