Jeep më i shpejtë se Porsche dhe Aston Martin: SUV me 717 kuaj fuqi

16:43 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Prodhuesi amerikan ka prezantuar Grand Cherokee Trackhawk, për të cilin pohon se është modeli më i shpejtë dhe më i fuqishëm SUV me motor konvencional në histori.

Automjeti është i pajisur me 6.2 litra V8 benzinë me kompresor, i cili ka madje 717 kuaj fuqi dhe zhvillon 875 Nm të rrotullimeve maksimale.

Pasi Grand Cherokee Trackhawk kishte premierën në panairin e automobilave në Nju Jork, kompania njoftoi performancat e modelit për tregun e Amerikës Veriore, ndërsa shifrat janë me të vërtetë impresive.  Ky SUV arrin nga 0-96 km/h për 3,5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 290 km/h.

Vetura ka ndërrues automatik prej tetë shpejtësive.  Se sa është i shpejtë në start Grand Cherokee Trackhawk tregon lista e automobilave sportivë që lë pas vetes:  Lexus LC 500: 4,3 s  Cadillac ATS-V: 4,2 s  Chevrolet Camaro SS: 4,1 s  BMW M2: 4,0 s  Mercedes-AMG SL65: 3,9 s  Porsche 718 Cayman S: 3,8 s  Aston Martin DB11: 3,7 s  Alfa Romeo Guilia Quadrifoglio: 3,6 s  Chevrolet Corvette Grand Sport: 3,6 s  Dodge Challenger Hellcat: 3,6 s

Nëse krahasohet me seritë më të fuqishme të automjeteve SUV, Grand Cherokee Trackhawk është serish dominues, ndërsa i vetmi model që është më i shpejtë është Tesla X P100D:  Maserati Levante: 4,9 s  Porsche Cayenne GTS: 4,9 s  Mercedes-AMG GLS63: 4,5 s  Dodge Durango SRT: 4,4 s  Land Rover Range Rover Sport SVR: 4,2 s  BMW X5 M: 4,0 s  Bentley Bentayga: 4,0 s  Tesla Model X P100 D: 2,8 s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme