Jeep planifikon të prezantojë një model të ri, të përballueshëm, tërësisht elektrik.
Kjo veturë pritet të kushtojë deri në 25 mijë dollarë dhe do të prezantohet vetëm për tregun amerikan në fillim.
Siç thanë drejtuesit e Stellantis në një konferencë në New York, Jeep shpreson që në këtë mënyrë të kontribuojë në fitimet e grupit, siç ishte rasti me modelin Citroen e-C3, i cili kushton rreth 21,500 dollarë në Evropë.
Stellantis është i shqetësuar se nuk ka mjaft modele elektrike në treg që janë të përballueshme, kështu që ata duan ta mbushin atë vrimë, shtoi konferenca.
Ky Jeep do të ishte një lajm i mirë për blerësit – për krahasim, çmimi mesatar aktual për një EV në SHBA është midis 40 mijë dhe 60 mijë dollarë, ndërsa Stellantis EV më i lirë në SHBA është Fiat 500e, i cili kushton rreth 32,500 dollarë.
Nuk është publikuar asnjë informacion se çfarë lloj Jeep-i i lirë mund të jetë, por nëse kemi parasysh se Jeep Avenger kushton rreth 37,800 dollarë në Evropë, ky model i ri me siguri do të ishte jashtëzakonisht tërheqës nëse bëhet fjalë për Kontinentin e Vjetër në një moment. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...