Jastëku lejla, produkti më komod deri tani për fjetjen

18:25 | 25 Shtator 2016
Arbresh.info

Pupla, sfungjer i butë, shkumë që ‘memorizon’ formën fillestare. Asnjë nga këto në fakt nuk merr në konsideratë nevojat e kokës suaj.

Prandaj u ndërtua ‘Purple Pillow’, jastëku i parë në botë që shërben më shumë si një shtrat për kokën tuaj. Jastëku përbëhet nga tre pjesë:

Pjesa me polimer super elastik, e cila është e organizuar në qindra struktura trekëndore të vogla. Ndryshe nga shumica e jastëkëve të cilët e humbin formën e tyre, këto struktura i japin më shumë fortësi shtresës së jashtme të tij, duke i dhënë mbështetje më të madhe, dhe duke siguruar që ai nuk do ta humbasë asnjëherë formën fillestare.

Hyper-Elastic Polymer është i përbërë nga një sistem rrjetë, me disa kolona të vogla përgjatë gjithë vëllimit, të cilat sigurojnë mbështetje maksimale. Mbulesa është një material super elastik dhe i butë që siguron perfeksionin e formës dhe rehatisë. Jastëku peshon 4.5 kg, dhe kjo është gjë e mirë, pasi pesha tregon cilësi. Ai është i pajisur gjithashtu edhe me një përforcues ajri i cili e rrit lartësinë.

Ja kushtet dhe nevojat e kokës gjatë gjumit të cilat u morën parasysh nga dizajnuesit e Jastëkut Lejla:

  • Ajo duhet të sigurojë mbështetje të plotë të peshës së saj
  • Supet duhet të tendosen
  • Jastëku duhet të ruajë formën e tij, kështu që ju nuk zgjoheni për ta rregulluar atë

‘Purple Pillow’ mund ta blini në Kickstarter per 370 dollarë.

2-23

1-42

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme