Japonia do të prezantojë teknologjinë e njohjes së fytyrës në Lojërat Olimpike 2020

20:32 | 27 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet japoneze janë duke synuar që të rrisin masat e sigurisë gjatë Olimpiadës Tokio 2020, duke zbatuar në këtë formë teknologjitë automatike të njohjes së fytyrës, që synojnë reduktimin e kërcënimeve potenciale terroriste.

Numri i vlerësuar që pritet të mbulohet nga ky program i sigurisë është dikur deri në 400 mijë, përfshirë atletë, stafin teknik, oficerët e sigurisë dhe mediat, shkruan “Japan Times”, transmeton portali arbresh.info

Verifikimi digjital, i cili do të përdoret në afro 40 vende, do të përmisohet në sistemin e kartelave të mëparshme të kartave të identitetit, por prapavija kryesore e kësaj teknologjie është parandalimi i kartave të vjedhura dhe të falsifikuara.

Pjesëmarrësist në Lojrat Olimpike do të pajisen me karta special të identifikimit, që lidhet me imazhet dhe detajet e tyre personale.

Teknologjia e njohjës së fytyrës nuk do të përfshijë spektatorët, të cilëve do t’u kërkohet që të tregojnë biletat sa herë hyjnë në Olimpiadë.

Ministria e Jashtme japoneze ka theksuar se sistemi tashmë është testuar me sukses.

Lojërat Olimpike të Tokios janë planifikuar të mbahen më 24 korrik – 9 gusht 2020./arbresh.info/

Të ngjashme