Google ADS

Jaguar paralajmëron XF karavan-in e ri

21:21 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Edhe pse vitin e kaluar ishte thënë se për shkak të kërkesave të ulëta në treg, Jaguar do të heqë dorë nga prodhimi i karavanit, nga kompania thonë se këtë verë do të jetë premiera e versionit të ri XF Sportbrake.

Jaguari i ri XF karavan do të ketë platformë të njëjtë mekanike të aluminit dhe motor.

Besohet se XF Sportbrake do të ketë motor benzinë 2.0 litra nga familja e motorëve të Jaguarit, “Ingenium”.

Kur të dalë në treg gjatë këtij viti, XF karavan do të luftojë me modelet Premium siç janë Mercedes E Estate, seria 5 BMW , Touring dhe Volvo V90./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme