Festimi më i mirë, është ngasja nëpër pistë e modelit të fuqishëm F-Type
Arabia Saudite ka bërë disa ndryshime ligjore, me të cilat u lejon sërish grave që të vozisin, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, Jaguar ia ka dhënë pilotes arabe Aseel Al Hamad një F-Type, me të cilin për herë të parë ka bërë xhiro në një pistë të mbyllur. Me këtë rast, po kërkohet që 24 qershori, të bëhet Dita Botërore e Vozitjes, dhe Hamad së bashku me Jaguar, kanë nisur një projekt të gjerë, që tërë bota të festojë mundësinë e të qenit mbi timon.
Përmes një thurjeje në rrjetet sociale, Jaguar pop kërkon që me shënimin e kësaj dite, të bëhet më shumë për sigurinë dhe ngritjen e vëmendjes mbi ngasjen. Në anën tjetër, Hamad është pilotja e parë arabe që është anëtare e Saudi Arabian Motor Federation, që për herë të parë deri më tani, ka bërë xhiro në vendlindjen e saj. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...