Ja si ta mbushni telefonin, në mënyrë që të keni bateri më gjatë

21:57 | 29 Qershor 2016
Arbresh.info

Çdo ditë përdorim telefonat dhe dimë gjithçka për ta, por prapëseprapë është një gjë të cilën nuk e dimë por që na shqetëson të gjithëve. Kjo është bateria e cila shpenzohet shpejtë.

Më poshtë gjeni disa mënyra se si ta mbushni telefonin tuaj që bateria e tij të jetojë më gjatë.

Përdoreni mbushësin që ka ardhur me telefonin tuaj. Çdo lloj tjetër do ta mbushte atë më ngadalë dhe do ta dëmtoni baterinë e telefonit tuaj.

Mbajeni telefonin të ftohtë. Nxehtësia është armiku i baterisë së telefonit tuaj. E shpenzon baterinë shpejt dhe e shkatërron atë.

Mundohuni ta mbani baterinë gjysmë të mbushur. Google thotë se duhet ta mbani baterinë të mbushur mbi 50% sa më shumë të jetë e mundur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme