Ja si ta dalloni nëse dikush po ua vjedh Wifi

00:02 | 14 Gusht 2016
M. A.

Në qoftë se dyshoni se dikush po përdor internetin tuaj, atëherë shkoni në “router’s administration page” dhe kyçuni duke shtypur në kutinë e adresës “192.168.1.1” ose “192.168.2.1”.

Sapo ta bëni këtë në opsionin “wireless configuration,” “wireless status,” ose në listën “DHCP client” mund të shikoni numrin e pajisjeve që janë të lidhur më qendrën tuaj të internetit.

Nëse aty shikoni gjashtë të tilla, ndërkohë që në shtëpi keni vetëm katër, atëherë dikush mund të jetë duke përdorur pa lejen tuaj Wi-Fi, transmeton albeu.

Nëse zbuloni këtë, atëherë ndryshoni fjalëkalimin e Wi-Fi suaj dhe për ta bërë më të sigurt akoma në menunë e wireless settings klikoni mbi ‘Service Set identifier (SSID)’ dhe ndryshojeni emrin me një të ri. Që në atë moment vetëm personat që dinë këto të dhëna mund ta përdorin internetin tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme