Google ADS

 Ja si janë mashtruar australianët me USB

16:37 | 22 Shtator 2016
Arbresh.info

Sikur të mos mjaftonte rreziku i përhershëm nga lundrimi në faqe të pasigurta në internet që mund t’u infektojnë kompjuterët, australianët po përballen së fundmi me një fenomen tjetër më të çuditshëm.

Në kutinë postare të dhjetëra banesave në Melburne janë gjetur USB dhe në disa raste ato janë marrë dhe vënë në përdorim nga të zotët e shtëpisë. Në mbishkrimin që shoqëronte shumicën e këtyre dërgesave thuhej se ishte një dhuratë, por që kishte një kosto.

Policia e Melburne zbuloi në fakt se bëhet fjalë për një skemë të piratëve kibernetikë që përmes këtyre USB-ve kanë infektuar disa kompjuterë duke kompromentuar sigurinë e lundrimin në internet të personave që e përdorin dhe jo vetëm kaq, dyshohet se në disa raste ata ja kanë dalë që të marrin të dhëna të rëndësishme, deri tek ato për kartat bankare.

Autoritetet australiane thonë se janë duke hetuar rastin në fjalë dhe thonë se deri më tani nuk ka gjurmë përdorimi të së njëjtës skemë përveç rasteve në Melburne, ku kanë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin këto USB dhe në momentin e parë që i gjejnë të njoftojnë policinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme