CIA ka vite që po zhvillon mjetet për hakimin e prodhimeve të Apple, ndërsa duke iu falënderuar Wikileaks-it, ky mjet tash ka dalë në publik.
Ky grup ka publikuar setin e ri të dokumenteve “Dark Matter”, si pjesë e publikimeve “Vault 7”, në të cilin zbulohen mjetet e CIA-s për hakim.
Fokusi i dokumentit më të ri është konkretisht i drejtuar kah prodhimet e Apple, ndërsa aty shpjegohen detajet se si CIA ka hakuar telefonat iPhone dhe laptopat MacBook. Shumica e dokumenteve janë më të vjetra se sa shtatë vjet, por megjithatë tregojnë përpjekjet e vazhdueshme të CIA për të thyer prodhimet e Apple.
Vegla e quajtur Sonic Screwdriver është përdorur për të infektuar laptopat MacBook përmes USB ose portit Thunderbolt, ndërsa besohet se kjo është bërë kur Apple ka pasur qasje fizike në pajisje.
Agjencia duket se ka pasur punë më të vështirë me versionet e mëhershme të telefonave iPhone, ndërsa vetëm një vegël e quajtur beacon, është dizajnuar që të instalohet në telefon para se ai të hidhej në shitje.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dokumente të vjetra, është pak e besueshme se bëhet fjalë për modelet moderne të prodhimeve të Apple, ndonëse qartë tregon qëllimet e agjencisë CIA.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...