Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) ka pranuar përkufizimet paraprake për të ardhmen e standardit 5G në rrjetin e telefonave. Një konferencë në San Diego për të vendosur në të ardhmen e këtij standardi ishte mbajtur nga 10 deri më 18 qershor, ku 12 anëtarë të delegacionit kanë vendosur për specifikat e rrjetit të ardhshëm.
Në aspektin e shpejtësisë së të dhënave, grupi ka vendosur që rrjeti 5G të ofroj shpejtësi të dhënash deri në 20GBbps, 20 herë më shpejtë se rrjeti 4G. Duke marrë parasysh se çfarë do të thotë kjo për përdoruesit aktual, konsumatorët duhet të pranojnë një shpejtësi nga 100 deri në 1000 Mbps, por duke u varur nga shumë faktor.
Ky përmirësim i madh në shpejtësinë e të dhënave pritet të hap qasjen e përdoruesve tek videot me përmbajtje të rezolucionit të lartë 4K dhe teknologjisë ‘halographic’ përmes rrjetit të telefonit, shkruan arbresh.info. Rrjeti 5G do të jetë në gjendje të ofrojë më shumë se 100 Mbps transmetim të dhënash tek mbi 1 milion pajisje brenda një rreze prej kilometër katror.
Derisa rrjeti 3G është i emërtuar si IMT-2000, rrjeti 4G IMT-Advanced, rrjeti i ardhshëm 5G do të quhet IMT-2020.
Kompania koreane e telekomunikacionit, KT ka zbuluar së fundmi rrjetin e tyre 1.17 Gbps, që mendohet se do të jetë urë ndërmjet rrjetit 4G dhe 5G. Koreja është duke udhëhequr në mënyrën e zhvillimit të teknologjisë 5G duke pasur një ndikim të madh në vendosjen e përkufizimit të standardit.
Detajet e fundit rreth standardit të rrjetit 5G do të konfirmohen në muajin tetor, pas aprovimit të 193 vendeve anëtare në ITU./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA