Të gjithë po flasin për atë se sa të mrekullueshëm janë iPhone-ët e ri XS dhe XS Max, por nuk është aq e sigurt se do të ndjehen në këtë mënyrë pas disa javësh. Sezoni i vjeshtës është i mbushur me pajisje të reja premium që punojnë me Android, dhe disa prej tyre kanë potencialin për të mundur Apple në lojën e vet, shkruan PC World.
Disa prej telefonave më të mirë Android që do të vijnë këtë vit dhe që do të jenë konkurrent shumë të fortë të iPhone-ëve të sapo lansuar janë:
Huawei Mate 20
Huawei Mate 20 dhe P20 më i ri janë tashmë dy nga telefonat më të mirë që mund të blini, por vetëm Mate 20 mund të tejkaloj pajisjet mobile të reja të Apple. Thashetheme pohojnë se Huawei do të përdorë një konfiguracion të trefishtë kamerash Leica në Mate 20, një grup mbresëlënës që tashmë ka treguar rezultate të jashtëzakonshme në P20. Shtoni edhe procesorin Kirin 980 dhe një ekran 6.9-inç, dhe ju keni një super-telefon Android që lë mbrapa iPhone XS Max.
Pixel 3 nga Google
Pixel 2 XL i Google tashmë ka një aparat fotografik që është në një nivel me telefonat më të mirë që mund të blini tani, dhe është një vit i vjetër. Ndërsa Pixel 3 XL mund të mos jetë më i mirë se iPhone X në departamentin e pamjes vizuele, ai mund ta godas atë aty ku ka rëndësi: kamerë. Google bën gjëra të mahnitshme me vetëm një aparat të vetëm falë procesorit të tyre të lartë të sinjalit të imazhit dhe thuhet se do të shtojë një lente të dytë në pjesën e përparme të telefonit. Kjo do të thotë që selfie fotot do të jenë më të gjera dhe më të mprehta. Për përdoruesit e Instagram apo Snapchat, kjo mund të jetë me vlerë më shumë se një ngjyrë e re me shkëlqim ari.
OnePlus 6T
OnePlus nuk është saktësisht një emër i popullarizuar, por kjo mund të ndryshojë me 6T. Ky model do të ketë një tipar të ri të veçantë: një sensor gjurmë gishtash në ekran. Kjo nuk është një thashetheme, është konfirmuar nga CEO Carl Pei. Pra, OnePlus 6T nuk do të ketë vetëm specifika premium dhe një çmim të ulët, do të ketë një veçori që nuk do të gjeni në Note 9, LG G7, Pixel dhe as në iPhone XS-1 mijë dollarësh. /Telegrafi/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë