Google ADS

Ja cilat kompani tentuan ta blejnë Facebook por nuk ia dolën

19:22 | 12 Janar 2016
Arbresh.info

Facebook ka më shumë se 1.5 miliard përdorues aktiv brenda muajit.

Sipas librit “The Facebook Effect” të David Kirkpatrick për themelimin  kompanisë, rrjeti më i madh social ka qenë shënjestër e shumë blerësve.

Vetëm katër muaj pas themelimit njerëz të pasur dhe kompani të ndryshme nisën ta lusin Mark Zuckerberg për t’ua shitur kompaninë atyre.

Normalisht themeluesi i rrjetit social i refuzoi të gjitha ofertat.

Në verën e vitit 2004 Google bëri njërën prej ofertave më të bujshme.-transmeton arbresh.info. Sipas librit Markun e vizituan dy drejtorë të mëdhenj të Google për të parë nëse kishte ndonjë mënyrë që kompanitë të punonin me njëra-tjetrën.

Ofertë i bëri edhe Myspace në vitin 2005 para se të shitej vet të News Corp.

Në vitin 2006 Yahoo vendosi ta blejë Facebook-un. Kompania i ofroi Mark Zuckerbergut 1 miliard dollarë. Kjo ishte një ofertë shumë e mirë dhe shumë prej drejtorëve deshën ta shesin.

Mark nuk u pajtua. Ai sapo kishte lansuar News Feed të ri dhe mendonte se kompania e tij vlen më shumë.

Po atë vit ofertë për ta blerë kompaninë bëri edhe drejtori i AOL, Jonathan Miller.

Një vit më vonë Tim Armstrong bindi bordin e Google ta blejë Facebook-un.-transmeton arbresh.info. Edhe pse ajo nuk arriti ta blejë kompaninë oferta prej 15 miliardë dollarësh e ndërroi përgjithmonë perceptimin e kopmanisë.

“Pse nuk ju blejmë për 15 miliard dollarë” – ishte pyetja e drejtorit të Microsoft ndaj Mark Zuckerbergut. Oferta ishte që Microsoft ta blinte kompaninë çdo 6 muaj ka 5 % mirëpo kjo nuk u realizua kurrë. Microsoft bleu 1.6 % të Facebook-ut për 250 milionë dollarë./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme