Telefonat më të rinj të Apple këtë vit quhen iPhone XS dhe iPhone XR.
Apple insiston se “X” qëndron për numrin romak për 10. Dhe “S” qëndron për “shpejtësi”, të paktën sipas Apple.
Por çfarë përfaqëson “R”? Sipas shefit të marketingut të Apple, ka të bëjë me makina sportive.
“Unë i dua veturat dhe gjëra që shkojnë shpejt, dhe R dhe S janë dy shkronja që përdoren për të treguar makinat sportive që janë me të vërtetë speciale”, tha për Engadget, zëvendëspresidenti i Apple për marketing në mbarë botën, Phil Schiller.
Pra, “R” mund të qëndrojë për “rally”, “rrugë (road)” ose diçka të ngjashme – ka shumë makina që përdorin “R” në promovimin e tyre.
iPhone XR, që fillon me vlerë prej $ 750, është pak më pak i shtrenjtë dhe ka performancë më të ulët se iPhone XS ose XS Max, që fillojnë rreth në vlerën prej 1,000 dollarëve. /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...