ISIS sulmon gjigantin Google?

09:03 | 3 Mars 2016
Arbresh Info

Një grup i hakerëve të ISIS-it janë mburrur gabimisht me pretendimin që ata kanë hakuar gjigantin kërkimor Google, por në vend të kësaj ata kanë pasur në shënjestër një uebfaqe me të njëjtin emër.

Grupi i hakerëve të quajtur “Cyber Caliphate Army” u betuan në aplikacionin për mesazhe Telegram që ata do të sulmonin gjigantin Google të hënë, raporton ‘Vocativ’, transmeton portali arbresh.info.

“Ne premtuam hakimin e Google”, deklaroi grupi i hakerëve. “Do të mbajmë premtimin ‘inashallah’, na prisni sot neve”.

Megjithatë, disa orë më vonë ata kanë rrëzuar uebfaqen “www.addgoogleonline.com”, që thuhet se është regjistruar nga dikush i emëruar Gandani K. nga India. Pasi ishte hakuar, në uebfaqe dëgjohej një këngë e ISIS-it në gjuhën franceze derisa shfaqej edhe logoja e grupit së bashku me shkrimin “Hacked By: CCA”.

Grupi i hakerëve ka publikuar edhe një listë prej 35 uebfaqeve britanike që kishte në shënjestër duke thënë që sulmet ishin si hakmarrje për vrasjen e hakerit të ISIS-it të lindur në Britani, Junaid Hussain, shkruan portali arbresh.info. Hussain ishte vrarë vitin e kaluar nga një sulm ajror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitin e kaluar, hakerët e ISIS-it me sukses kanë pasur qasje në llogaritë në Twitter të Qendrës Komanduese të SHBA-së duke postuar detaje personale të zyrtarëve të lartë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme