Google ADS

iPhone zbulohet në një pikturë të vitit 1670

09:02 | 25 Maj 2016
Arbresh Info

Edhe pse një gjë e tillë mund të duket mjaftë e çuditshme, një pikturë që është zbuluar nga Tim Cook vërteton gjithçka.

Drejtori i gjigantit Apple, Tim Cook në një event të organizuar në Amsterdam ka thënë disa gjëra mjaftë interesante, por përfundimi i gjithë ngjarjeve të treguara ishte edhe më interesant.

“Unë gjithmonë kanë menduar se e di kur është zbuluar iPhone, por tani nuk jam më i sigurt për këtë”, tha Cook pasi njoftoi se ka gjetur një pikturë ku në të shihet një iPhone, transmeton portali arbresh.info.

Në foton e shkrepur më një iPhone që i është treguar audiencës në ‘Startup Fest Europe’ në Amsterdam nuk shihet gjithçka qartë, madje edhe Tim Cook e pranoi se nuk mund të shoh mirë pamjen.

Screen-Shot-2016-05-24-at-20.50.48-174x210

Megjithatë, pas një hulumtimi të bërë duke kërkuar në Google për ‘Rembrandt’, gjithçka u vërtetua. Piktura e zbuluar tregon qartë që një vajzë kishte një pajisje në dorë që duket vërtetë si iPhone./arbresh.info

SK-C-147

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme