Kompania “Apple” thuhet se është duke punuar në modelin e telefonit me ekran OLED me diagonale 5,8 inç, raporton Techradar.
Burimi është sajti Nikkei, i cili deri më tash ka insistuar në atë se “Apple” këtë vit në treg do të ketë telefona me ekrane prej 4,7 inç, 5 inç dhe 5,5 inç. Megjithatë, tash ka ardhur deri te kthesa dhe burime të këtij portali thonë se është në përgatitje modeli, i cili do të jetë më i shtrenjti në gamën e kompanisë së njohur.
Thuhet se iPhone Pro ose ndoshta iPhone 8 do të ishte platforma në të cilën “Apple” do të testojë teknologjinë dhe të sigurojë infrastrukturën, e cila do t’i mundësojë kompanisë që vitin e ardhshëm të gjithë telefonat të kenë ekrane me teknologjinë OLED, transmeton KosovaPress. Ndryshe, deri më tash ka pasur edhe pohime për telefonin që do të kishte dimensione më të mëdha, por jo edhe ekran më të madh, pasi që pjesa e poshtme e telefonit do të lihej për “funksione fikse”.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...