iPhone arrin mbi 1 miliardë shitje

10:02 | 28 Korrik 2016
Arbresh Info

Apple ka njoftuar se ka shitur mbi 1 miliardë telefona të mençur iPhone, një sukses që është arritur për më pak se 10 vite. Njoftimi erdhi nga drejtori ekzekutiv i kompanisë Tim Cook gjatë një takimi të punëtorëve në Cupertino.

“iPhone është bërë njëri nga produktet më të rëndësishme në histori që ka ndryshuar botën”, tha fillimisht Cook, transmeton portali arbresh.info.  “Javën e kaluar ne kemi kaluar një sukses tjetër madhështor pasi kemi prekur shifrën prej 1 miliardë shitjeve”.

Ky lajm vjen pas zbulimit të rezultateve të fundit nga Apple, brenda të cilave gjiganti zbuloi se ka pasur një rënie në shitje./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme