Sipas shumë raporteve, Apple është duke u përpjekur për të prezantuar teknologjinë për mbushje pa tela në gjeneratën e ardhshme të telefonit iPhone.
Thashethemet kanë ndjekur iPhone 8 madje ende pa debutuar iPhone 7 këtë vit, shkruan portali arbresh.info. Raportet sugjerojnë që Apple ka në plan një ri-dizajnim të plotë te pajisja e re, e cila edhe do të shënojë dhjetë vjetorin e iPhone-it.
Apple thuhet se ka në plan aktualisht të shtojë teknologjinë për mbushjen e baterisë përmes rrjetit pa tela, ngjashëm sikur kufjet AirPod. Kjo do të thotë se ju nuk do të keni nevojë të vendosni telefonin në një sipërfaqe në mënyrë që ai të mbushet me bateri, ashtu si telefonat nga rivali Samsung.
Gjiganti amerikan synon që këtë teknologji ta dërgojë në një nivel tjetër duke ofruar mbushjen e telefonit pa pasur nevojë ta vendosni atë në një sipërfaqe të caktuar, të njohur edhe si ‘pad’.
Kompania Apple synon e saj të ardhshëm të kenë mundësi të mbushen derisa ju qëndroni në dhomë pa e lëshuar telefonin diku, thjeshtë edhe duke e përdorur atë./arbresh.info
Netanyahu: Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm
Osasuna fiton me ‘poker’ golash ndaj Barcelonës – humbja e p...
Agron Nuredini – Kandidati me origjinë shqiptare për z...
Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arre...
Analistët: S’pritet progres në dialog
Volkswagen lëshon “paralajmërimin e dytë rreth fitimit” në t...