Google ADS

iPhone 8 me një veçori që s’është në iPhone 7

22:32 | 5 Nëntor 2016
Arbresh.info

Nuk do të keni nevojë që ta futni kabllon për karikim më në iPhone-in tuaj.

Foxconn, një kompani kineze që furnizon me pjesë iPhone, raportohet se është duke testuar modul për mbushje me wireless për iPhone 8 i cili do të lansohet vitin e ardhshëm.

Kjo nënkupton se, ndryshe nga iPhone 6 dhe 7, celulari i ri i Apple do të mbushet pa nevojën e kabllos për mbushje, transmeton Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë që raportohet se iPhone 8 do të mund të mbushet përmes wirelessit, pasi edhe në janar një raport i Bloomberg thoshte se Apple është fokusuar në teknologjinë e mbushjes me wireless.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme