Apple mund të heqë qafe sensorin ikonik të gjurmëve të gishtave në iPhone-in e ardhshëm, dhe ta zëvendësojë atë me diçka shumë më futuriste dhe më të sigurtë.
Në vend që të skenojë gishtat e njerëzve për të parë nëse ata janë pronari i telefonit, iPhone 8 do të jetë në gjendje të shoh fytyrat e njerëzve dhe t’i njohë ato, thuhet tani sipas një raporti të ri.
Thashethemet kanë sugjeruar shumë se Apple do të duhet të ridizajnojë radikalisht pullën ‘home’ dhe sensorin e gjurmëve të gishtave TouchID në telefonin e ardhshëm, sepse Apple e ka ndërmend të heqë qafe kornizat rreth anës së ekranit ku ndodhet kjo teknologji për momentin. Në vend të kësaj, pjesa e përparme e telefonit do të jetë pothuajse tërësisht ekran – duke mos lënë askund vend për rrethin e vogël që ulet në fund të telefonit.
Apple mund të heqë qafe këtë teknologji tërësisht, thuhet sipas raportit të ri nga Bloomberg.
Telefoni do të përdorë një sensor 3D që mund të skanojë fytyrat e njerëzve për t’u siguruar që ata janë të njejtit që thonë se janë.
Mund të përfshijë gjithashtu teknologjinë e skanimit të syve për ta bërë sistemin dyfish të sigurt, thuhet në të njëjtin raport.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike