iPhone 7, rezistent ndaj ujit

07:31 | 25 Korrik 2016
Arbresh.info

iPhone7 pritet të dalë në treg në javët në vijim dhe gjatë kësaj periudhe portale të ndryshme kanë aluduar mbi ndryshimet dhe inovacionet që Apple do të sjellë për të gjithë ne.

Disa nga ndryshimet që do të sjellë kanë të bëjnë me përmirësimin e baterisë dhe performancës së përgjithshme të këtij aparati celular duke përshirë kamerën parësore dhe atë frontale si dhe një pamje të re të “background”-it.

Risia që të gjithë e presin me padurim është fakti se iPhone7 do të jetë rezistent ndaj ujit duke bërë të mundur shkrepjen e fotove nën ujë.

Për të mbrojtur aparatin nga keqpërdorimi në ujë, IOS 10 ka bërë të mundur ndezjen e ekranit në rastet kur iPhone është në rrezik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme