iPhone 7 Plus ka një veçori sekrete

10:51 | 10 Shtator 2016
Arbresh.info

Dy kamera që funksionojnë si një lente e këndit të gjerë dhe lente telefoto janë risia e iPhone 7 Plus.

Edhe pse Apple nuk është kompania e parë që e ka këtë lloj teknologjie, shumë specialistë kanë thënë se ardhja e kësaj teknologjie në iPhone shënon fillimin e kamerave të dyfishta.

Por Jeffrey Ferguson, një ligjërues në Universitetin Westminster, shkon një hap më tej dhe shpjegon pse këto kamera do të sjellin ‘Realitetin e Zmadhuar’ që njihet si “AR”.

Sistemi i kamerës së dyfishtë në iPhone 7 Plus mund të jetë platforma në të cilën mund të zgjerohet tërësisht AR. Këto kamera i ndihmojnë celularët që të sillen më shumë si kamera profesionale, për shkak të mundësisë së zmadhimit të pamjes.

Sipas ekspertëve, kamera e dyfishtë e iPhone 7 Plus do të mund të përdoret në aplikacionet që përmbajnë realitet virtual – si Pokemon Go.

Madje, thuhet se Apple është duke punuar që realitetin virtual ta sjellë në hartat e iPhone, kështu që përdoruesit të lëvizin nëpër botë përmes hartave me objekte 3D.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme