Zakonisht, telefonat e ri iPhone shiten shumë mirë gjatë muajve të parë, madje shpesh regjistrojnë shifra rekorde të shitjeve në krahasim me modelet e mëparshme gjatë tremujorëve të njëjtë që nga debutimi në treg.
Megjithatë, kjo nuk duket se ka ndodhur me telefonat e lëshuar së fundmi nga Apple, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në ‘Nikkei’, shitjet e ngadalta janë duke detyruar kompaninë të ndërpres prodhimin e pajisjeve iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Bazuar në të dhënat e pranuara nga furnizuesit, ‘Nikkei’ pret që Apple të ngadalësojë prodhimin për 10 për qind.
Është ende herët për të thënë se shitjet e ngadalshme të njësisë iPhone 7 kanë ndikuar që ky të jetë telefoni i parë i kompanisë që nuk mposhtë modelin e mëparshëm nga shitjet, por një gjë e tillë do të vërtetohet së shpejti.
Përfitimet e ardhshme tremujore të kompanisë Apple pritet të publikohen në fund të muajit të ardhshëm./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1173017662763324/
Kurti bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi: Respekt...
United mposhtet thellë nga Tottenham
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, “sinjalizon” demokratët: ...
ZRrE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji g...
Rritet numri i rasteve me sëmundje të zemrës
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9...