iPhone 7 me madhësi të njëjtë si 6S?

09:52 | 10 Maj 2016
Arbresh Info

iPhone SE krijoi disa debate rreth madhësisë së telefonit, por Apple iPhone 7 do të jetë i liruar nga ato nëse bazohemi në përmasat e zbuluara nga një pamje skematike që shfaq madhësinë prej 4.7 inç të modelit të ri të kompanisë që paraqitet i ngjashëm me iPhone 6S.

Në diagram, madhësia e iPhone 7 është  138.30 x 67.12mm, shkruan portali arbresh.info. Hollësia e pajisjes nuk është dhënë, por iPhone 6S është 7.1mm, telefoni më i hollë deri tani nga kompania Apple, por jo edhe pajisja më e hollë (iPod Touch është 6.1mm)./arbresh.info

iphone

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme