Google ADS

iPhone 7, kufjet zemërojnë fansat

07:54 | 9 Shtator 2016
Arbresh.info

Kufjet e reja pa fishë të iPhone 7 janë më të përfolurat 24 orë pas prezantimit zyrtar të pajisjes nga ana e Apple.

Në internet ka reagime të ndryshme, por ajo që vërejnë më shumë, të paktën forumet teknolgjike, është pakënaqësia.

Risinë e Apple për të sjellë kufje pa fishë, por me bateri dhe që komunikojnë me pajisjen e telefonit përmes valëve infrared, më pak kritikët e kanë quajtur të guximshme, të tjerë të parakohshme, ndërsa disa si “bllof”.

Në disa forume, si në “MacRumours” këshillojnë të gjithë fansat e Apple që të mos e blejnë iPhone 7, por të presin pasardhësin e tij shtatorin e ardhshëm.

iPhone 7 u prezantua ditën e mërkurë në San Françisko nga kreu i Apple Tim Cook. Kompania krenohet duke deklaruar se ky telefon është telefoni më i mirë i prodhuar ndonjëherë prej saj.

Ka përmirësime të ndjeshme në çdo pjesë, që nga bateria, ekrani, kamerat, procesori dhe vjen në dy versione, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme