Në celular mungon porti për kufje, që nënkupton se nëse dëshironi ta përdorni iPhone-in e ri, ju duhet të keni ose kufje me wireless ose një adapter shtesë që Apple është duke e përfshirë në të gjithë celularët e rinj, transmeton Gazeta Express.
Kur Apple prezantoi iPhone 6S vitin e kaluar, kompania solli shumë gjëra të reja që në iPhone 5S nuk ishin – si programi mujor i pagesave të cilin përdoruesit e mirëpritën.
Kështu, Apple me largimin e portit për kufje në iPhone 7 është duke i testuar përdoruesit – se a po ju pëlqen një celular i tillë apo jo, dhe kështu t’i bëjë gati ata për modelin e ri të vitit të ardhshëm.
Pas të gjithave, përveç baterisë më të mirë dhe kamerës, nuk ka shumë arsye pse duhet ta lini 6S dhe të kaloni në iPhone 7.
Kjo i jep kohë Apple që të shikojë se si përdoruesit po reagojnë ndaj mungesës së portit për kufje në iPhone. Mendojeni si një “vit adaptues”, një vit që kërkon t’u përgjigjet pyetjeve si “A do ta pranojnë klientët këtë?” dhe “A do ta mbështesin prodhuesit e kufjeve këtë?”.
Kjo ju jep përdoruesve një vit kohë që ta dinë se iPhone 8 nuk do të ketë port për kufje dhe se duhet të blejnë kufje të reja të llojit të veçantë.
iPhone mbush 10 vjet vitin e ardhshëm. Ka shumë thashetheme që po qarkullojnë se kompania po kërkon një ndryshim të madh në iPhone. Nëse ky është vit adaptues, mos u befasoni nëse vitin e ardhshëm Apple sjell një iPhone krejtësisht të ridizajnuar.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë