Google ADS

iPhone 7 edhe me ngjyrë të kuqe

21:17 | 9 Prill 2017
Arbresh.info

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus zbresin në fushë kundër AIDS me një ngjyrë të re të kuqe, që quhet (Product)red Special Edition.

Smartphone me këllëf alumini me ngjyrë të kuqe, feston mbi të gjitha 10 vjetorin e bashkëpunimit mes RED dhe Apple. Përmes shitjeve të tyre do të kontribuojë në fondin botëror të luftës kundër AIDS dhe të ndihmojë për të arritur objektivin e një brezi të lirë nga kjo e keqe.
Në të gjithë botën ky produkt mund të porositet online që prej 24 marsit. Ata do të jenë të disponueshëm në modelet prej 128 GB duke nisur nga 909 euro.

Puna e RED garanton hyrjen në programet e parandalimit për HIV/AIDS në Afrikën subsahariane, ku gjendet 2/3 e popullsisë së botës me HIV pozitiv.

Paratë e mbledhura nga RED do i jepen fondit botëror për luftën kundër AIDS për programe që ofrojnë testime, konsulenca, ilaçe dhe parandalime me objektivin specifik ndalimin e transmetimit të virusit nga nëna tek fëmija.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme