Google ADS

iPhone 6S regjistron video 4K?

12:10 | 28 Gusht 2015
Arbresh Info

Thashethemet tregojnë që gjenerata iPhone 6S nga Apple do të sjellë përmirësime të mëdha që nuk janë parë qysh pas lansimit të iPhone 4S në vitin 2011. Kamera e re do të ketë sensor 12 megapiksel dhe do regjistrojë video 2160p.

Çipi i ri Apple A9 do posedojë ISP të përmirësuar për procedim më të mirë të imazheve, shkruan arbresh.info. Kamera për ‘selfie’ do të jetë 5 megapiksel së bashku me një blic LED. Kamera e re do të shtojë gjithashtu aftësinë për të shkrepur foto ‘selfie’ në xhirim të ngadalësuar me kualitet 720p.

Së fundmi, Apple ka njoftuar që iPhone 6S dhe 6S Plus do zbulohen zyrtarisht më 9 shtator./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme