Google ADS

iPhone 6s ka probleme me baterinë – Apple përgjigjet menjëherë!

13:40 | 21 Nëntor 2016
Arbresh.info

Disa njësi të modelit iPhone 6S të Apple kanë filluar të kenë probleme me baterinë.

Sipas kompanisë, një gabim në bateri po shkakton një numër të vogël të pajisjeve të fiken papritmas. Nëse posedoni një pajisje iPhone 6S të prodhuar në mes të shtatorit dhe tetorit të vitit 2015, jeni të përshtatshëm për një zëvendësim.

Krejt çfarë duhet të bëni është të shkoni tek shitorja e licensuar e Apple për të konfirmuar numrin serik të pajisjes suaj dhe nësë kualifikoheni, ju do të merrni një pajisje të re.

Ky nuk është rasti i parë që kompania është dashur të adresojë javët e fundit. Një tjetër problem me ekranin e iPhone 6 ka shkaktuar që këto pajisje të kenë një shirit të hirtë në ekran duke pamundësuar përdorimin e ekranit në mënyrë të rregulltë.

Përkundër zëvendësimit pa pagesë që Apple ka mundësuar për pajisjet me problemin e baterisë, për problemin e ekranit Apple ka kërkuar një shumë prej 149 dollarëve për rregullim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme