Google ADS

iPhone 6S është katër herë më i famshëm se 6S Plus

13:58 | 5 Tetor 2015
Arbresh Info

Bazuar në një hulumtim të kryer nga Localytics, iPhone 6S është duke u shitur më mirë sesa iPhone 6 qysh brenda javës së parë që është në dispozicion. iPhone 6S është katër herë më i famshëm se varianti i tij i madh iPhone 6S Plus, transmeton arbresh.info. Dy pajisjet tashmë llogariten me 1.9% të të gjitha pajisjeve me Apple që aktualisht janë në përdorim, por iPhone 6S përmban 1.5% të përdoruesve, derisa iPhone 6S Plus ka vetëm 0.4%.

stats 1 apple

Vetëm një javë më parë, Apple ka vendosur një rekord prej 13 milionë njësi të shitura të iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus  për vetëm tri ditë që ishte në dispozicion. Brenda vetëm tri ditëve të para të shitjeve, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus arritën 10 milionë shitje.

Në përgjithësi, iPhone 6 qëndron telefoni më i famshëm me 33.2% të të gjitha pajisjeve nga gjiganti Apple. Më pas është iPhone 5S dhe iPhone 5 që bartin 23.2%, respektivisht 11.2% të pajisjve./arbresh.info

stats apple

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme