Përveç lansimit të variantit me kartë të zhbllokuar të iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus në SHBA, gjiganti Apple ka njoftuar gjithashtu që do lansojë telefonat e rinj në 40 vende brenda kësaj jave.
Shumica e dyqaneve do marrin iPhone-at e rinj sot më 9 tetor, derisa një zëdhënës i kompanisë ka shfaqur edhe listën që përfshinë vendet si Andorra, Austria, Belgjika, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke Danimarka, Estonia, Finlanda, Irlanda, Italia, Letonia, Luksemburg, Maldivet, Monako, Holanda, Polonia, Portugalia, Romania, Rusia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Norvegjia dhe Tajvani.
Përveç këtyre, edhe Bahrain, Jordani, Kuvajti, Katari, dhe Arabia Saudite së bashku me Shtetet e Bashkuara Arabe do marrin iPhone 6 dhe iPhone 6S Plus të shtunën më 10 dhjetor, shkruan arbresh.info.
Përfundimisht, telefonat e rinj nga kompania Apple janë në dispozicion në 24 vende tjera, ndonëse gjiganti synon që të shes iPhone 6S në 130 vende deri në fund të këtij viti./arbresh.info
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...