Një 16-vjeçar nga Alberta ka pësuar një djegie të shkallës së tretë kur telefoni i tij iPhone 6 që ishte në rrymë filloi të “ndriçonte” nga flaka në mesnatë. Ky adoleshent ka pësuar djegie të shkallës së tretë në këmbën e tij pas përdorimit të mbushësve fals të baterisë.
Të shtunën e kaluar, familja Schultz u zgjua në mes të natës kur dëgjoi djalin e tij duke bërtitur në dhomën e tij të fjetjes, ku edhe ndodhi i gjithë incidenti. Duke marrë parasysh që mbushësit e baterive fals kanë një çmim dukshëm më të vogël sesa ata origjinal nga kompania Apple, thuajse të gjithë janë të dhënë pas tyre në mënyrë për të kursyer sa më shumë para, por nganjëherë gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur, duke iu lënë kështu të djegur telefonin, shtratin, shtëpinë madje edhe trupin tuaj.
Përveç këtyre, duhet paguar edhe mjekun për trajtimin e pjesës së djegur, në këtë rast këmba e adoleshentit të pa identifikuar, të cilit një mbushës fals i kushtoi edhe me pasoja shëndetësore. Me këtë rast kuptohet qartë se duhet të keni parasysh që nganjëherë gjërat e lira iu kushtojnë shumë më shtrenjtë./arbresh.info
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...